Site icon Telegrafi

Skuadrat më moshën mesatare më të vogël dhe të më madhe në top pesë ligat evropiane

Formacioni startues i Fiorentinas ndaj Atalantas (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Kam një skuadër të re, por duam të arrijmë sa më lartë”, ishin fjalët e trajnerit të Fiorentinas, Stefano Piolit, në një nga intervistat e tij në këtë fillim sezoni.

Skuadra e tij ka moshën mesatare 23.79, që është më e vogla në top pesë ligat evropiane.

Pas tyre vjen skuadra gjermane me një mesatare 23.93, pastaj ajo nga Ligue 1, Nimes Olympiquem me moshë mesatare prej 24.2 vjeç.

Talenti italian Federico Chiesa është një nga lojtarët më të mirë te Fiorentina dhe në Serie A këtë sezon (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ndërsa skuadra me moshën mesatare më të madhe është Chievo, me 29.53.

Pas skuadrës nga qyteti i Veroës vjen Parama (29.46), pastaj kampionët aktual të Serie A, Juventusi (29.26).

Perparim Hetemaj gjatë ndeshjes kundër Genoas, 31-vjeçari vazhdon të jetë një nga më të mirët te skuadra nga Verona (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në mesin e skuadrave me moshën mesatare më të madhe janë edhe Bayern Munichu (28.46) dhe Barcelona (28.09).

Vlen të theksohet se Serie A është kampionati me moshën mesatare më të vjetër të lojtarëve, 27.40. /Telegrafi/

Foto: Football-observatory.com
Exit mobile version