Site icon Telegrafi

Skuadrat e mëdha në alarm për Pulisicin, amerikani ndërprenë negociatat për vazhdimin e kontratës

during the first half of an International friendly soccer match at Banc of California Stadium on May 22, 2018 in Los Angeles, California.

Sulmuesi i talentuar amerikan, Christian Pulisic përfundimisht do të largohet nga Borussia Dortmundi këtë verë.

Pas shkëlqimit me fanellën verdh e zi në dy vitet e fundit, Pulisic është bërë një nga më të kërkuarit në Evropë.

Dortmund ka tentuar ta bind lojtarin për ta vazhduar kontratën edhe për pesë vite të tjera, por një gjëje të tillë nuk ia ka arritur.

Christian Pulisic. (Getty Images)

E përditshmja gjermane Sport Bild ka njoftuar se Pulisic ka ndërprerë negociatat me klubin për vazhdimin e kontratës.

Kësisoj Dortmund më në fund është dorëzuar se do të mbetet pa yllin e tyre kryesor.

Verdhezinjtë kanë pranuar shitjen e tij por vetëm me një çmim prej 70 milionë eurove.

Real Madrid, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester United, Roma, Bayern Munich e Paris Saint Germain janë ekipet që e duan amerikanin.

Kontrata aktuale e Pulisic me Dortmundin skadon në verën e vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version