Telegrafi

Skuadrat e mëdha evropiane në garë për Carlos Soler

Carlos Soler. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Carlos Soler mund të largohet nga Valencia qysh në afatin kalimtar veror.

Mesfushori qendror është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe interesim për të kanë shfaqur skuadrat e mëdha evropiane.

23-vjeçari që është produkt i akademisë së Valencias këtë edicion është lider në mesfushën e ‘Lakuriqëve’.

Po klubi spanjoll po has në vështirësi për ta mbajtur, pas interesimin të gjigantëve evropianë.

Real Madrid, Juventus dhe dy skuadrat e mëdha londineze Chelsea dhe Arsenal e duan transferimin e lojtarit.

Carlos Soler. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Valenca e vlerëson jashtëzakonisht shumë xhevahirin e tyre dhe kërkon ta mbajë, por duket se kjo gjë do të jetë shumë e vështirë.

Marca ka raportuar se katër skuadrat e lartpërmendura në verë do të dalin me oferta zyrtare në drejtim të Valencias për Soler.

Gjithsesi çmimi i mesfushorit sillet mbi 50 milionë euro, teksa Valencia ka kontratë me lojtarin deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/