Telegrafi

Situata e grupit të Shqipërisë, kuqezinjtë lider dhe drejt Euro 2024

Shqipëria ka marr një fitore të madhe kundër Polonisë me rezultat 2-0 në kualifikimet për Euro 2024.

Kuqezinjtë fituan fal golave të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut dhe morën fitoren që i dërgon në pozitën e parë.

Të besuarit e Sylvinhos aktualisht kanë 10 pikë, me tri fitore, një barazim dhe një humbje.

Lexo po ashtu Dy krisma në Tiranë, Shqipëria merr fitore madhështore ndaj Polonisë dhe bën hap gjigant drejt Euro 2024

Pas tyre vjen Republika Çeke që ka arritur të tubojë 8 pikë deri më tani, por ka një ndeshje më pak se sa Shqipëria.

Moldavia është e treta me 8 pikë po ashtu, ndërsa Polonia ka 6 pikë. E fundit me një pikë janë Ishujt Faroe.

 

Shqipëria nga tri ndeshjet e mbetura, dy i luan në shtëpi, ndaj Çekisë dhe Ishujve, ndërsa ndaj Moldavisë luan si mysafir. /Telegrafi/