Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Simone ka thënë se Rossonerët duhet të nënshkruajnë me Mauro Icardin nga rivalët e Interit për ta quar sulmin e tyre në një nivel më të lartë.
Antonio Conte largoi Icardin nga planet e tij pas marrjes në drejtimit të Interit para sezonit 2019-2 dhe në vend të tij solli Romelu Lukakun si partner të Lautaro Martinez.
Dy herë golashënuesi më i mirë i vitit në Serie A u dërgua si huazim në Paris Saint-Germain, ku ai ka hequr golashënuesin më të mirë në histori të klubit, Edinson Cavani nga formacioni fillestar duke shënuar 20 gola në 31 paraqitje.
Simone beson se Cavani ose ish-kapiteni i Interit, Icardi, mund të sigurojnë zgjidhjen e një problemi që do të rritet në qoftë se kontrata e Zlatan Ibrahimovicit nuk zgjatet përtej fundit të këtij sezoni.
“Unë do ta mbaja Rafael Leao. Ai ka forcë dhe talent. Përndryshe, nëse gjithmonë shikoni të metat në ata që kanë talent, ju duhet të filloni nga e para për tërë kohën”, ka thënë fillimisht Simone për La Gazzetta dello Sport.
“Nuk do të heqja dorë nga Krzysztof Piatek. Nëse Ibra largohet, Milani do të ishte kishte mangësi në sulm. Mendoj se Arkadiusz Milik i Napolit do të bënte mirë, por unë do të përpiqesha të sillja Cavanin dhe Icardin në Milano”.
“Mauro do të ishte një nënshkrim i shkëlqyeshëm për klubin”, përfundoi italiani i cili ka fituar katër tituj të Serie A dhe dy Liga të Kampionëve me Milanin. /Telegrafi/