Telegrafi

Si votoi Shqipëria për Topin e Artë – bëhen publike votat

Lionel Messi fitoi mbrëmë (30 tetor) Topin e tetë të Artë në karrierë, duke bërë kështu histori dhe një arritje rekorde.

Ylli argjentinas mposhti Erling Haalandin dhe Kylian Mbappen për të fituar çmimin më të madh individual për një futbollist.

Në këtë proces kanë votuar 100 gazetarë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova nuk ishte pjesë e kësaj liste, derisa Shqipëria ishte e përfaqësuar nga Besnik Dizdari.

Lexo po ashtu Arritje historike, rekorde – Messi e merr në duar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë

Që nga fillimi i vitit 2022, kriteret e zgjedhjes kanë evoluar. Juria u ngushtua në 100 veta, një gazetar nga secili prej 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s.

Kësaj radhe Kosova nuk ka votuar, pasi që ekipi ynë në ranglistën e FIFA-s aktualisht është poshtë 100 më të mirave, pra në vendin e 105-të.

Më poshtë mund të shikoni se si votoi gazetari Dizdari:

Topi i Artë

1) Lionel Messi

2) Erling Haaland

3) Kilian Mbappe

4) Julian Alvarez

5) Rodri

Lexo po ashtu Reagimi i Mbappes dhe Deschamps kur Emi Martinez e fitoi çmimin e portierit të vitit

Trofeu “Lev Yashin”:

1) Ederson

2) Emiliano Martinez

3) Mark-Andre Ter Stegen. /Telegrafi/