Tani është e konfirmuar se Atalanta, Bologna, Juventus, Milan dhe Interi janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve 2024/2025, por është e mundshme që edhe një ekip tjetër t’i bashkohet atyre.
Atalanta mori tri pikët që i nevojiteshin me një fitore 2-0 në udhëtim ndaj Lecces, e cila i garantoi atyre pozitën e tyre në top pesëshe.
Ky është një rikthim në Ligën e Kampionëve pas një mungese prej tri vitesh për djelmoshat nga Bergamo, të cilët janë duke u bërë gati për finalen e Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusenit.
Kjo do të thotë se Atalanta nuk mund të tejkalohet nga Roma ose Lazio, kështu që ekipet e konfirmuara që do marrin pjesë në Ligën e Kampionëve janë Interi, Milani, Juventusi, Bologna dhe Atalanta.
Sidoqoftë, është e mundshme që Italia të sigurojë edhe vendin e gjashtë, në një garë më të zgjeruar, por vetëm nëse kushte të caktuara plotësohen.
Ata kanë nevojë që Atalanta ta fitojë Ligën e Evropës më datë 27 maj, por gjithashtu të përfundojë në pozitën e pestë në ligë.
Nëse Atalanta arrin ta tejkalojë Bolognan ose Juventusin dhe të renditet në pozitën e katërt, atëherë triumfi në Ligën e Evropës do të bëhej i pavlefshëm.
Kjo për shkak se rregullat për një vend shtesë ishin caktuar para se të fillojë sezoni dhe ato i takojnë një ekipi i cili përfundon jashtë top katërshes në Serie A./Telegrafi/