Telegrafi

Shumë skuadra të interesuara për shërbimet e Martial

Anthony Martial është nxjerrë në shitje tanimë nga Manchester United.

Hapësirat e pakta dhe forma jo e mirë e francezit kanë bërë që Djajtë e Kuq ta nxjerrin në shitje francezin.

Gjiganti anglez synon shitjen e lojtarit qysh në afatin kalimtar të verës.

25-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje, ku në total ka 190 minuta, pasi në pesë prej tyre është inkuadruar nga banka rezervë.

Gjiganti anglez i ka vendosur çmimin e largimit dhe nga shitja e tij synon të fitojë 50 milionë euro.

Shumë skuadra janë vënë ndjekjë të sulmuesit francez.

Mediat në Angli kanë raportuar se skuadra si Barcelona, Borussia Dortmund, Milan, Lyon, PSG e Juventus janë vënë pas lojtarit.

Gjithashtu në garë mbetet edhe Tottenham Hotspur, por United nuk dëshiron ta shes yllin francez në Angli. /Telegrafi/