Yunus Musah do ta bëj hapin e radhës në karrierën e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori amerikan ka tre vite që shkëlqen me skuadrën e parë të Valencias dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Duke parë gjendjen e rënë financiare klubi nga ‘Mestalla’ ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e mesfushës, për të mbledhur të ardhura nga shitja e tij.
Milan, Chelsea, Borussia Dortmund, Roma, West Ham United dhe Eintracht Frankfurt janë skuadrat që janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar.
Valencia i ka caktuar një çmim largimi prej 20 milionë euro mesfushorit të tyre, shumë që nuk konsiderohet e lartë për skuadrat e interesuara për reprezentuesin amerikan.
20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me Valencian, ku ka asistuar në dy gola. /Telegrafi/