Arda Guler është njëri nga talentët më të mëdhenj në botë dhe shpresa e madhe e Turqisë për të ardhmen.
Mesfushori turk ka dy vite që po luan me ekipin e parë të Fenerbahces dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.
18-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje zyrtare, ku ka realizuar edhe gjashtë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë.
Shumë klube të mëdha janë vënë pas tij si Barcelona, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Napoli, Milan, Arsenal dhe Newcastle United.
Fabrizio Romano ka raportuar se lojtari ka një klauzolë largimi nga Fenerbahce dhe klubet e mëdha janë alarmuar për transferimin e tij.
Klauzola e tij prej 17,5 milionë euro është aktivizuar pasi ka luajtur mbi 1500 minuta këtë edicion me fanellën e gjigantit turk.
Largimi i tij nga Fenerbahce duket i pashmangshëm këtë verë, pasi klauzola e tij e largimit është shumë e ulët. /Telegrafi/