Telegrafi

Shumë klube të interesuara për Enzo Fernandezin, por Benfica nuk do ta lirojë pa përmbushjen e klauzolës

Nuk ka dyshim se Enzo Fernandez ishte një nga figurat kryesore të Kombëtares së Argjentinës që fitoi Kupën e Botës Katar 2022 .

Paraqitja e tij tejkaloi çdo pritshmëri dhe zgjoi interesin e më shumë se një gjiganti evropian.

Kjo është arsyeja pse Benfica, pronare e kartonit të mesfushorit, ka qëndrim dhe vendosmëri kur vjen puna të afati kalimtar.

Më i lakmuari i Argjentinës për afatin kalimtar

Kandidati më i fortë në luftën për të marron Enzon është Liverpooli. Klubi anglez është i avancuar në bisedime, pasi lojtarin e ka përcjellur edhe para Kupës së Botës, që në ndeshjet e para në Benfica.

Sipas shtypit evropian, Reds tashmë kanë një para-marrëveshje me lojtarin, i cili është në fokusin edhe të Real Madridit.

E vërteta është se ai ka një kontratë deri në vitin 2027 në Portugali dhe klauzola e ndërprerjes së kontratës është 120 milionë euro.

River Palte fiton shumë nëse Benfica e shet Enzon

Te River Plate po fërkojnë duart kur shohin se sa klubi është vënë pas ish-lojtarit të tyre, pasi kanë mbajtur 25 për qind të një shitjeje të ardhshme.

Pra, nëse ndonjë klub vendos ta blejë atë për vlerën e klauzolës, thesari i River Plate do të mbushet me 30 milionë euro./Telegrafi/