Mbrojtësi gjerman, Jonathan Tah si duket po i kalon ditët e fundit në Bayer Leverkusen.
Forma e mirë që ka kaluar mbrojtësi qendror me klubin e tij në dy vitet e fundit nuk ka shkuar pa u vënë re.
Mediat gjermane kanë raportuar se ai tashmë do të largohet nga klubi pasi për të interesohen skuadrat më të mëdha evropiane.
21-vjeçari ka rritur edhe çmimin e tij, pasi kushton rreth 40 milionë euro.
Chelsea, Arsenal dhe Liverpool janë tri skuadrat angleze që e duan reprezentuesin gjerman.
Tah po kërkohet në Serie A nga dy gjigantët Roma dhe Milan, ndërsa në Spanjë e dëshiron Barcelona kurse në Francë, Olympique Marseille.
Gjithsesi Leverkusen nuk e ka ndërmend ta lë të lirë yllin e tyre pa u paguar shuma e 40 milionë eurove.
Tah iu bashkua Leverkusenit dy vite më parë për rreth tetë milionë euro nga Hamburgu.
Talenti gjerman ka një kontratë me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/