Telegrafi

Shtatë lojtarët e Ligës Premier që nuk po arrijnë të gjejnë skuadër të re

Alexis Sanchez (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Afati i transferimeve tashmë është hapur në Ligën Premier, ndërsa klubet kanë filluar t’i kompletojnë transferimet, por edhe largimet e para.

Por, të ndalemi një moment te lojtarët që pritet të largohen në verë, shkaku i performancave të tyre të dobëta, e që në sezonin 2018/19, ishin pritjet shumë të larta për ta.

Alexis Sanchez

Alexi Sanchez përfiton 500 mijë euro në javë te Manchester Unitedi, por që ka dështuar ta tregojë veten. Kiliani u transferua në janar në Old Trafford nga Arsenali, por dështoi ta shfaqte formën e mirë qe e kishte në Emirates, duke bërë që në këtë verë të vihet në shitje.

Lexo po ashtu Sanchez kthehet para kohe te Unitedi, bëhet gati për kalimin në Serie A

Alberto Moreno

Alberto Morenio kishte disa paraqitje të mira në sezonin që lamë pas, mirëpo kjo gjë nuk ra në syrin e Jurgen Kloppit, pasi e dëshiron largimin e tij. Trajneri gjerman i ka bërë me dije Liverpoolit se nuk e dëshiron më në skuadër, andaj në verë do t’i duhet të kërkojë një aventurë të re.

Wayne Hennessey

Wayne Hennessey ishte konsideruar si një portier me të ardhme të ndritur në futboll, mirëpo te Crystal Palace ka dështuar ta tregojë veten. Trajneri Roy Hodgson ka biseduar me portierin, duke i bërë të ditur se nuk është në planet e tij për sezonin e ri, kështu duhet të gjejë një skuadër të re.

Danny Drinkwater.

Mesfushori anglez ka luajtur te Chelsea vetëm në ndeshjet parasezonale. Maurizio Sarri me të arritur e kishte testuar Drinkwaterin, por nuk kishte arritur ta bindte. Trajneri italian në fillim të sezonit 2018/19 i kishte bërë me dije anglezit që të kërkojë një skuadër të re në afatin e janarit, mirëpo refuzoi të largohej nga Chelsea.

Lexo po ashtu Arrestohet Danny Drinkwater pasi voziti në gjendje të dehur

Joselu

Joselu kishte shkëlqyer kur ishte te Stoke City, duke e kompletuat kështu transferimin te Newcastle United, mirëpo forma e tij la shumë për të dëshiruar. Rafa Benitez i kishte ofruar disa mundësi që të rikthehej në formën që e kishte te Stoke, mirëpo më pas humbi vendin e titullarit.

Andre Zambo Anguissa

Të gjithë te Fulhami ishin optimistë se Anguissa do të shkëlqente në sezonin që lamë pas, mirëpo ndodhi e kundërta. Fulhami e kishte transferuar në ditën e fundit të afatit kalimtar për 25 milionë euro, mirëpo Anguissa nuk arriti ta dëshmonte shumën e paguar, ndërsa tani asnjë skuadër nuk e dëshiron transferimin e tij.

Eliaquim Mangala

Mangala do t’i shkaktojë kokëdhimbje Pep Guardiolas, pasi refuzon të largohet nga Manchester City. Trajneri spanjoll i ka bërë me dije mbrojtësit se nuk është më në planet e tij, duke e dërguar fillimisht në huazim në Serie A, e më pastaj e la edhe në stol për pjesën më të madhe të sezonit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Guardiola ka biseduar me Mangalan, duke i bërë me dije se nuk e do më në skuadër dhe se duhet të gjejë një aventurë të re në verë.

/Telegrafi/