Ambasadori i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha ka folur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën në Ukrainë.
Hoxha ka thënë se Shqipëria dënon agresionin e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Ne përsërisim të njëjtën thirrje për Rusinë që të ndalojë, të reflektojë, të ndryshojë vendimet e saj të paligjshme, të tërhiqet nga kjo çmenduri e pakuptimtë e të ndalojë sulmin”, ka shtuar Hoxha.
“Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria i bënë thirrje OKB-së që të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, është shprehur ambasadori shqiptar.
“Të nderuar kolegë, nuk bëhet fjalë për shqetësimet e Rusisë; gjithçka ka të bëjë me oreksin e Rusisë. Ukrainasit po përballen me një agresion tjetër, vetëm sepse guxojnë të ekzistojnë, sepse kanë zgjedhur të jenë të pavarur, sepse kanë zgjedhur demokracinë. Maskat më në fund kanë rënë; Tanket janë futur”, ka theksuar Hoxha. /Telegrafi/
Emergency #UNSC mtg on ??|#AlbaniaUNSC condemned ??’s unprovoked agression on??. Russia is brutally attacking its neighbor to whom it wants to deny existence, freedom, land & dignity. ??called on #UN MS to support ??’s sovereignty & territorial integrity.https://t.co/j4ve1pjCDH
— Albania in UN (@AlMissionUN) February 24, 2022