Ekziston shqetësim te Juventusi se Danilo mund të mungojë një kohë si pasojë e lëndimit muskulor, ndërkohë që Paulo Dybala mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Zonja e Vjetër e mposhti Lazion me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico me dy gola të Leonardo Bonuccit nga penalltia.
Në minutat e para të atij takimi, Danilo pati një përplasje me mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj, kur edhe mbeti i lënduar.
Chiedo scusa…..ma l’entrata di #Hysaj che provoca l’infortunio di #Danilo non è con il piede a martello?
Sbaglio io? pic.twitter.com/uKFqTwvhA7
— RiD ThE RoCk™️ (@RidTheRock) November 21, 2021
Trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se është fjala për lëndim të muskulit aduktor, ndërsa mbrojtësi pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë të hënës për ta mësuar kohëzgjatjen e mungesës.
Prognoza fillestare nuk është e mirë dhe ai pritet të mungojë së paku ndaj Chelseat dhe Atalantas.
Në anën tjetër, lajm i mirë është se Dybala, i cili mungoi ndaj Lazios pritet të përfshihet në stërvitje të plota gjatë të hënës dhe shpreson që të jetë sa paku në bankën rezervë të martën në Stamford Bridge. /Telegrafi/