Telegrafi

Shpërthimi i Bogas në Serie A, skuadrat e mëdha duan transferimin e tij

Jeremie Boga. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Jeremie Boga është njëri nga zbulimet e sezonit këtë edicion në kampionatin italian Serie A.

Sulmuesi anësor ka shkëlqyer këtë vit në Serie A me fanellën e Sassuolos, duke bërë ndeshje fantastike ndaj skuadrave të mëdha si Interit, Juventusit, Romës apo Fiorentinës ku i ka shënuar gola.

Në 24 ndeshje në elitën e futbollit italian, Boga ka arritur të shënoj tetë gola dhe ka shtuar katër asistime për bashkëlojtarët e tij.

Kjo ka bërë që ai të ndiqet nga skuadrat më të mëdha italiane dhe më gjerë, pasi interesim ka edhe nga Bundesliga dhe Liga Premier.

Inter, Napoli, Roma dhe Lazio janë skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Jeremie Boga. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

23-vjeçari është duke u kërkuar edhe në Bundesliga nga tri skuadrat e para në tabelë, Bayern Munich, Borussia Dortmund e RB Leipzig.

Boga mund të rikthehet edhe në Ligën Premier, pasi ish-skuadra e tij Chelsea dhe dy ekipet tjera nga Londra, Arsenal e Tottenham Hotspur e duan atë.

Skuadra e Frank Lampard mbetet favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi ka një klauzolë riblerëse.

Afrikani iu bashkua Sassuolos në verën e vitit 2018 nga Chelsea për vetëm tre milionë euro, ndërsa tani vlera e tij është 35 milionë. /Telegrafi/