Telegrafi

Shpërthime të fuqishme në periferi të Kievit, Klitschko bën thirrje për evakuimin e banorëve

Disa shpërthime kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shevchenkivskiy në periferi të Kievit, ka bërë të ditur Vitali Klitschko.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit apo për numrin e mundshëm të viktimave, transmeton Telegrafi.

“Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe ato të shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Detaje tjera më vonë”, ka thënë Klitschko në Telegram, duke theksuar se “banorët janë duke u shpëtuar dhe evakuuar nga dy ndërtesa”.

Lexo po ashtu Zelensky porosit qytetarët: Do të rikthejmë të gjitha qytetet, dhe sërish do të jenë nën kontrollin e Ukrainës

Periferia e Kievit është një prej pjesëve më të frekuentuara, “shtëpia” e dhjetëra universiteteve, restoranteve dhe galerive të artit, raporton The Guardian.

Agjencia France Press raporton se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 6:30, gjysmë ore pasi ishin ndezur sirenat që paralajmërojnë sulme ajrore – vend ky që nuk ishte objektiv i bombardimeve ruse prej më shumë se tri javë.

Punonjësit e AFP-së që po qëndrojnë në një kompleks banesor që u godit, thonë se është dëgjuar fillimisht një zhurmë që i parapriu shpërthimeve. /Telegrafi/