Telegrafi

Shpallen nominimet për Ekipin e Vitit nga UEFA – Ronaldo me prezencë rekorde

UEFA ka publikuar nominimet për Formacionin më të mirë të Vitit.

Real Madridi dominoi futbollin evropian dhe kështu dominon edhe në formacion, ku natyrisht se gjendet Cristiano Ronaldo me prezencën rekorde për të katërmbëdhjetën herë rresht.

Ai shënoi sezonin e kaluar 25 gola në La Liga dhe 12 në Ligën e Kampionëve.

Bashkëlojtarët e tij të nominuar janë Karim Benzema, Marco Asensio, Casemiro, Isco, Toni Kroos, Luka Modric, Dani Carvajal, Marcelo, Keylor Navas, Sergio Ramos.

Barcelona ka Messin të nominuar përkundër sezonit jo të mirë të katalanasve, teksa Neymar, i cili u largua nga Camp Nou derjt PSG, po asthu është në listën e 50 lojtarëve të nominuar për Ekipin e Vitit nga UEFA.

Juventusi, që fitoi Serie A dhe Coppa Italian po ashtu ka përafqësim të fortë me portierin Buffon, Paulo Dybalan, Alex Sandron, Giorgio Chiellinin, Miarlem Pjanicin, teksa Leonardo Bonucci i cili u largua drejt Milanit, po ashtu është në kët ë listë.

Eden Hazard është i vetmi nga Chelsea që arrin të bëjë pjesë në këtë listë.

Te United janë katër lojtarë, Henrikh Mkhitaryan, Paul Pogba, Antonio Valencia, David de Gea.

Ekipi i Vitit nga UEFA zgjidhet me vota nga tifozët në faqen zyrtare të UEFA-s.

/Telegrafi/