Telegrafi

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë zgjedh formacionin më të mirë të vitit në Ligën Premier

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) në Angli ka zgjedhur formacionin më të mirë të vitit, ku dominohet nga lojtarët e Manchester Cityt dhe Arsenalit.

Në një ceremoni speciale për 50-vjetorin e tyre, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zgjedhur më të mirët.

Erling Haaland u vlerësuar si lojtari më i miri i vitit, pas një sezoni debutues brilant, ndërsa Bukayo Saka u zgjodh si lojtar i ri më i mirë.

Lexo po ashtu Haaland dhe Saka fitojnë çmimet e më të mirëve të vitit në Ligën Premier

Megjithatë, vëmendja ishte tek zgjedhja e formacionit më të mirë të vitit, ku nuk është se pati shumë befasi.

Kampioni i Ligës Premier, Manchester City e dominoi formacionin me pesë lojtarë të zgjedhur, ndërsa nën-kampioni Arsenali pati katër lojtarë.

Përveç Haaland, nga City vend zunë edhe John Stones, Ruben Dias, Rodri dhe Kevin de Bruyne, ndërsa te Arsenali, përveç Sakas, ishte edhe Aaron Ramsdale, William Saliba dhe Martin Odegaard.

Në këtë formacion, lojtarët e vetëm jashtë këtyre dy skuadrave janë Harry Kane, i cili luajti me Tottenham Hotspur në sezonin e fundit dhe Kieran Trippier i Neëcastle United. /Telegrafi/