Site icon Telegrafi

Scholz tregon se pse Gjermania nuk do t’i vendos sanksione të reja Rusisë sikurse SHBA-ja dhe Britania

Olaf Scholz ka treguar se pse Gjermania nuk miratoi një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Kancelari gjerman deklaroi se nuk po bllokon paketën e re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por po përpiqet t’i bëjë ato sa më efektive.

Lexo po ashtu SHBA-ja zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

“Ne duam të sigurojmë që kjo të bëhet sa më pragmatike të jetë e mundur. Kjo është ajo që ne po bëjmë gjithashtu në konsultim me ekonominë gjermane”, tha ai.

Sipas tij, BE-ja duhet të marrë vendime për të parandaluar eksportin e mallrave të sanksionuara nga vendet e tjera në Rusi, “por kjo duhet të bëhet në një mënyrë që është e realizueshme, që funksionon”.

Gjithashtu i pari i qeverisë gjermane ka hedhur poshtë propozimin e paqes të diktatorit rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësit e G7 nuk kanë diskutuar propozimet e Putinit për një zgjidhje paqësore të konfliktit sepse “të gjithë e dinë se ato nuk janë serioze”, tha ai.

Lexo po ashtu Britania vendos sanksione të reja ndaj Rusisë - llogariten si më të fortat deri më tani kundër sistemit financiar

Më herët, diktatori rus kërkoi që Ukraina të tërhiqte trupat nga katër rajone dhe të anulonte aplikimin për anëtarësim në NATO.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë vendosur sanksione të reja ndaj shtetit rus, e cila ka filuar pushtuar Ukrainën që nga shkurti i vitit 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version