Barcelona dhe Juventusi thuhet se mund të përfundojnë një shkëmbim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.
Marrëdhënia pozitive midis Barcelonës dhe Juventusit mund të shohë një marrëveshje interesante shkëmbimi.
Sipas mediumit italian Calciomercato, shkëmbimi mes dy klubeve të mëdha do të përfshinte mesfushorin Ivan Rakitic dhe anësorin Federico Bernardeschi.
Asnjë marrëveshje e tillë nuk do të shfrytëzohej në afatin aktual, por është një mundësi që të dy palët janë të gatshme të eksplorojnë gjatë verës.
Në rast shkëmbimi, sigurisht se klubit katalunas do t’i binte të shtonte edhe të holla, pasi Bernadeschi është lojtar më i ri dhe me vlerë më të madhe.
Rakitic në anën tjetër ka qenë i lidhur edhe me Interin dhe Manchester Unitedin. /Telegrafi/