Zlatan Ibrahimovic është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit evropian.
Nuk janë vetëm aftësitë teknike që e vërtetojnë këtë, por edhe statistikat janë në anën e sulmuesit tashmë 35 vjeçar.
Ibrahimovic u bë shpëtimtari i Manchester United dhe Jose Mourinhos duke shënuar golin e fitores ndaj Zoryas. Një gol ky që e vendos atë në histori pasi skuadra e Djajve të Kuq është e 7 me të cilën Ibrahimovic arrin të shënojë në arenën evropiane.
https://www.youtube.com/watch?v=CxLa13HxhFY
Në kurrikulumin e tij Ibrahimoivic ka 129 ndeshje në kompeticionet e Kontinentit të Vjetër me 52 gola të shënuar. Duke nisur që nga viti 2001, suedezi ka luajtur me 7 klube të ndryshme. Rrugëtimi i tij nisi me Ajaxin me të cilin shënoi 9 gola në 27 ndeshje evropiane.
Pas 3 vitesh, në 2004 veshi fanellën e Juventusit duke shënuar 3 gola në 19 ndeshje të gjitha në Ligën e Kampioneve, një trofe që i mungon suedezit edhe pse e kërkoi ta fitojë me ngulm.
U transferua te Inter e më pas te Barcelona duke iu afruar ndjeshëm suksesit të madh.
https://www.youtube.com/watch?v=ky49pXJFCUU
Te Milani dhe PSG u bë një futbollist i gjithanshëm në gjendje që të mbajë një repart i vetëm. 29 gola në 49 ndeshje të Ligës së kampioneve ishin statistikat e tij me këto 2 klube.
Suedezi kërkon të vazhdojë të habisë, të shënojë e sigurisht edhe të fitoje me Manchester United.
https://www.youtube.com/watch?v=t9GLDzD3EG8
Megjithatë Ibrahimovic do të duhet që ta ndajë rekordin e tij e shënimit të golave me 7 fanella të ndryshme me dy lojtarë të tjerë që nuk ishin kaq vendimtarë sa ai; Adrian Mutu e John Carew.
Ai ende nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve dhe nuk do ta fitojë as këtë vit, pasi luan në Ligën e Evropës.