Telegrafi

Shefi i diplomacisë ukrainase për vizitën e Bidenit në Kiev: Është një sinjal për Rusinë – askush nuk ju frikësohet

Pas vizitës së paparalajmëruar të presidentit amerikan Joe Biden në Kiev, vjen reagimi i shefi të diplomacisë ukrainase Dmytro Kuleba, i cili thotë se bëhet fjalë për një “sinjal të qartë për Rusinë”.

Vizitën e Bidenit, Kuleba e ka përshkruar si “historike” dhe një “fitore për popullin ukrainas” dhe presidentin Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se Biden dhe Zelensky ishin të kënaqur me bisedën e zhvilluar sot në Kiev, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Me “Air Force One” u nis prej Maryland, nga Polonia drejt Ukrainës vazhdoi rrugëtimin me tren – si udhëtoi Biden në Kiev?  

“Pavarësisht të gjithave, vizita është realizuar për fitoren e Ukrainës dhe tërë botën e lirë. Është një sinjal se askush nuk ju frikësohet”, duke iu referuar kështu Rusisë.

Kujtojmë që presidenti amerikan sot realizoi një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, ku u takua me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë qëndrimit njoftoi për pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që kap shumën e gjysmë miliardi dollarë. /Telegrafi/