Pasi Harry Kane e ka thyer rekordin e tij në Ligën Premier, është Alan Shearer ka lëvduar yllin e Tottenhamit.
Kane shënoi hettrik në fitoren prej 5-2 të Tottenhamit ndaj Southamptonit në Boxing Day.
Anglezi me këtë performancë arriti që thyejë rekordin e Shearerit dhe të bëhet golashënuesi më i mirë i këtij viti duke tejkaluar edhe Messin.
🗣 Record breaker @HKane looks back on a memorable afternoon at Wembley. #OneOfOurOwn pic.twitter.com/b4FBU2AnyS
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) December 26, 2017
Shearer ka folur për Kanen, duke e cilësuar si të denjë për Real Madridin dhe Barcelonën.
“Jo vetëm se ka thyer rekordin tim kalendarik, por me hettrikun e tij të dytë rresht kaloi Messni e Ronaldon për gola në të gjitha garat”.
“Kjo është një arritje e mirë dhe më besoni, ai do të shënonte po aq gola edhe për Barcën dhe Realin. Ekziston një problem me Tottenhamin”.
“Klubi nuk shkon përpara dhe nuk hyn në stadiumin e ri pa yllin më të madh. Gjërat kanë ngecur pak jashtë fushe, ku ka pasur ngecje në luftën për titull, përkundër shkëlqimit në Ligën e Kampionëve”, potencoi Shearer. /Telegrafi/