Stevan Jovetic nuk do të qëndrojë më gjatë në La Liga.
Pasi ishte i huazuar tek Sevilla në muajin janar, sulmuesi malazez nuk e ka bindur klubin spanjoll.
Kësisoj ai është rikthyer përsëri tek ish-skuadra e tij Inter.
Mediat italiane kanë raportuar se Jovetic nuk bënë pjesë në planet e Luciano Spallettit dhe pritet largimi i tij.
Interesim për të ka shfaqur ish-skuadra e tij Fiorentina për ta rikthyer përsëri.
Ndërkohë në kampionatin gjerman e dëshiron skuadra e Donis Avdijajt, Schalke 04. /Telegrafi/