Sezoni i ri 2022/23 në Serie A pritet të fillojë këtë të shtunë, më 13 gusht dhe shumica nga klubet kanë përfunduar kompletimin e ekipit dhe janë gati.
Kampionët italianë, Milani e nisin sezonin e ri në Serie A me ndeshjen e parë ndaj Udineses në orën 18.30, ndërsa me të njëjtin orar luajnë edhe Sampdoria-Atalanta.
Të shtunën në mbrëmje luan edhe Interi me Leccen nga ora 20:25, ndërsa në të njëjtin orar, por në ditën e diel luan Roma në udhëtim te Salernitana.
Juventusi sezonin e ri e nis të hënën me fillim nga ora 20:45 ndaj Sassuolos, ndërsa Napoli luan këtë ditë nga ora 18:00 ndaj Hellas Verona.
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sezonit, por si do të luajnë klubet në xhiron e parë?
Sando Tonali mbetet jashtë për ndeshjen ndaj Udineses, Interit do t’i mungojë Marcelo Brozovic, ndërsa Juventusi luan pa portierin Ëojchiec Sczcesny, Federico Chiesa dhe Paul Pogba.
Më poshtë janë formacionet e mundshme për xhiron e parë të skuadrave kryesore të Serie A:
Atalanta
Fiorentina
Inter
Juventus
Lazio
Milan
Napoli
Roma
/Telegrafi/