Gjashtë nga shtatë ndeshjet e javës së 27-të të Serie A që u shtynë për shkak të vdekjes së Davide Astorit, janë ri-planifikuar.
Vdekja e parakohshme e Astorit bëri që asnjë nga ndeshjet që duhej të luhej të dielën e kaluar mos të zhvillohet.
Rrjedhimisht, gjashtë prej tyre janë ri-planifikuar për javën e 27-të dhe Serie A ka njoftuar datat dhe oraret e tyre.
Fiorentina do të kthehet në Udinese të luaj me 3 prill pa kapitenin e tyre në mbrëmjen e asaj dite.
Më 3 prill do të zhvillohet edhe dy ndeshje tjera: Atalanta-Sampdoria, Genoa-Cagliari.
Tre ndeshje tjera do të zhvillohen me datë 4 prill dhe ato janë: Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo dhe Torino-Crotone.
Megjithatë, një datë apo kohë ende nuk është konfirmuar për Derby della Madonnina midis Milanit dhe Interit.
Njoftimi për këtë ndeshje pritet të merret pas ndeshjes së dytë të Milanit ndaj Arsenalit në Ligën e Evropës.
Datat dhe oraret e reja për ndeshjet e javës së 27-të të Serie A:
Atalanta-Sampdoria – e martë 3 prill, 17:30
Genoa-Cagliari – e martë prill 3, 17:30
Udinese-Fiorentina – e martë 3 prill, 17:30
Benevento-Verona – e mërkurë prill 4, ora 16:00
Chievo-Sassuolo – e mërkurë prill 4, 17:30
Torino-Crotone – e mërkurë prill 4, 17:30
Milan-Inter – nuk është konfirmuar ende
/Telegrafi/