Telegrafi

Sergio Ramos përkrah Real Madridin për transferimin e Harry Kane

Real Madrid ka interes serioz për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, pasi anglezi është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Karim Benzeman, i cili pas 14 sezonesh ka nënshkruar për Al Ittihad deri në vitin 2026.

Marrëveshja për të nënshkruar me Kane, i cili është 29 vjeç dhe ka vetëm një sezon të mbetur në kontratën e tij me Tottenhamin, mund të jetë rreth 80 milionë euro.

Sergio Ramos, njëri prej lojtarëve kryesore të Real Madridit prej 16 vitesh, nuk ka hezituar të këshillojë Kane të nënshkruajë për Los Blancos.

Lexo po ashtu Pse Interi shpreson që Real Madridi të nënshkruajë me Harry Kane?

“Këshilla ime për lojtarët është të mos e refuzojë mundësinë për të luajtur për Real Madridin”.

“Është një klub i veçantë që di të fitojë. [Kane] ka një prani fizike të jashtëzakonshme, pasi nuk mund të shënosh aq shumë gola sa ai në Ligën Premier dhe të mos jesh në gjendje të luash anën fizike të lojës”.

“Por, ai mund të luajë edhe anën teknike të lojës dhe nuk mendoj se ai merr mjaftueshëm merita për këtë”.

Lexo po ashtu Florentino Perez nuk do të nxitojë për ofertën drejt Harry Kane

“Po, ai është një golashënues i madh, por gjithashtu është edhe një futbollist i madh”, ka thënë Ramos. /Telegrafi/