Se bukuria sot nuk varet nga gjenet, e dëshmon ndryshimi drastik i këtyre femrave të njohura (Foto)
Imran Amiti
Kemi raportuar shumë herë për efektin e madh që ka në ndryshimin e dukjes pasuria dhe fama duke bërë që shumë personazhe të njohura të intervenojnë në dukjen e tyre.
Duke qenë se i kanë në dispozicion profesionistët më të mirë në qarkullim, femrat e njohura të ekranit i kanë shfrytëzuar ata për të arritur dukjen e dëshiruar.
Përmes ndërhyrjes me anë të makijazhit, në flokë, vetulla apo dhëmbë – ato kanë arritur transformime të shkallëve të ndryshme.
Disa të famshme kanë zgjedhur disa ndërhyrje më të buta duke ndërruar ngjyrën e flokëve apo zbardhimin e dhëmbëve, derisa disa të tjera kanë bërë ndryshime aq dramatike me ndihmën e kirurgëve plastikë, saqë nuk njihen.
Telegrafi jua sjell më poshtë se si dukeshin para dhe pas intervenimeve, disa prej yjeve të njohura. /Telegrafi/