Site icon Telegrafi

Scamacca vendos të rikthehet në Itali, top skuadrat e Serie A pas tij

Aventura e Gianluca Scamaccas në futbollin anglez pritet të përfundojë vetëm pas një viti qëndrim.

Sulmuesi italian u transferua në West Ham United në verën e vitit të kaluar me shumë bujë, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin në Ishull.

E rikthimi i tij në vendlindje duket i pashmangshëm, pasi vet sulmuesi ka shprehur dëshirë për një gjë të tillë.

Top skuadrat italiane si Roma, Juventus, Inter dhe Milan janë duke e monitoruar situatën e lojtarit dhe pritet të kenë një garë të fortë në verë për të nënshkruar me të.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare me West Hamin, duke arritur të shënoj vetëm tetë gola që është shifër e vogël në krahasim me pritshmëritë që kishin për të në Londër.

Lexo po ashtu Interi harton planet për transferimin e sulmuesit Scamacca

West Ham nuk pritet ta ndalojë largimin e lojtarit, por synon që së paku të fitojë mbi 30 milionë euro nga shitja e tij.

Roma e dëshiron rikthimin e tij në Olimpico si zëvendësues të Tammy Abraham dhe kryeqytetasit mbeten favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Por mbrapa nuk mbeten as Juventus që e duan si zëvendësues të Dusan Vlahovic që do të largohet, derisa ai është edhe në listën e dëshirave të Interit dhe Milanit. /Telegrafi/

Exit mobile version