Lionel Scaloni ka thënë se të luajë përkrah Lionel Messit është më e mirë për yllin e Interit, Lautaro Martinez, mes lidhjeve në rritje me Barcelonën.
Argjentinasi shënoi 16 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat përpara se sezoni 2019-20 të ishte ndalur për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Forma e tij e mirë ka bërë që Lautaro të lidhet me një transferim në Camp Nou në fund të sezonit aktual.
Ndërsa spekulimet rriten mbi të ardhmen e Lautaros, trajneri i kombëtares së Argjentinës, Scaloni, ka këshilluar sulmuesin 22-vjeçar për të ardhmen.
“Nëse luan me Messin ai është më mirë, pa dyshim. Përtej kësaj, ai do të duhet të luftojë për pozicionin e tij ashtu siç bëri në Inter”, ka thënë fillimisht Scaloni për TyC Sports.
“Ne duhet të jemi të qetë. Nëse ai ndryshon klubin, ndoshta ai nuk duhet të jetë titullar i padiskutueshëm, dhe kjo nuk do të ndikojë tek ne, për sa kohë që ai ka një numër minutash që i lejojnë atij të jenë në formë”.
“Ai ka një të ardhme të madhe, por ka akoma shumë për të dhënë”, përfundoi trajneri i Argjentinës. /Telegrafi/