Telegrafi

Sarri: Më pëlqen shumë Pogba

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri e ka konfirmuar se i pëlqen Paul Pogba, por ka shtuar se ai është një lojtar i Manchester United.

Ylli francez u largua nga bardhezinjtë për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 105 milionë eurosh në vitin 2016, por ka fituar vetëm një Kupë të Ligës dhe një trofe të Ligës së Evropës.

Fituesi i Kupës së Botës është lidhur me një kthim në Torino dhe lojtari i pëlqen shumë edhe trajnerit të Juventusit, Sarri.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të ofrojë tre yje për Pogban

“Më pëlqen shumë Pogba”, konfirmoi Sarri në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes miqësore në Singapor ndaj Tottenham Hotspur.

Paul Pogba (Foto: Will Russell/Getty Images/Guliver)

“Ai është një lojtar i Manchester Unitedit. Unë nuk jam drejtori sportiv, kështu që nuk e di se çfarë është situata”, përfundoi italiani.

Real Madrid besohet gjithashtu të jetë i interesuar në Pogba, por Unitedi kërkon një shifër të madhe për të shitur një prej yjeve të tyre. /Telegrafi/