Manchester City ka turpëruar Chelsean në Ligën Premier duke e mundur me rezultat 6-0 në stadiumin Etihad.
Pas ndeshjes Pep Guardiola u nis drejt Maurizio Sarrit për t’ia dhënë dorën, por trajneri italian refuzojë t’ia zgjasë dorën teknikut spanjoll.
Trajneri i Cityt u befasua nga e gjitha kjo dhe pastaj i kërkoi shpjegim asistentit të Sarrit, Gianfranco Zola, por ky i fundi nuk i dha ndonjë shpjegim.
Pas kësaj fitore Man City ngjitet në krye të Ligës Premier me 65 pikë, aq sa Liverpooli, por Reds kanë një ndeshje më pak.
Chelsea pas kësaj disfate renditet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Arsenalin, ndërsa një më pak se Manchester Unitedi.
Në këtë ndeshje golat u shënuan nga Raheem Sterling (4′, 80′), Sergio Aguero (13′, 19′, 56′), Ilkay Gundogan (25′).
Sarriu mori drejtimin e Chelseat gjatë verës së 2018, ku u largua nga Napoli. /Telegrafi/
https://twitter.com/furio4luglio/status/1094658170117652487
Thoughts on Sarri not shaking Guardiola’s hand? pic.twitter.com/Q4hyXVUutP
— SportsDictator (@SportDictatorGB) February 10, 2019