Maurizio Sarri e ka konfirmuar se Gonzalo Higuain do të nënshkruajë kontratën me Chelsea që sot (e mërkurë), por nuk do të përballet me Tottenham Hotspur të enjten.
Sarri foli në konferencë për shtyp ku njoftoi për ardhjen e Higuain në Londër.
“Ai ishte një sulmues shumë i fortë, sidomos në sezonin tim të parë në Napoli”.
“Ai bëri shumë mirë. Sigurisht ai është një nga sulmuesit më të mirë në karrierën time. Ai ka përvojën e duhur për të luajtur këtu”.
“Ne besojmë se ai do të nënshkruajë kontratën sot. Shpresoj se ai do të fillojë të shënojë për ne”.
“E di që ai ka pasur disa vështirësi në këtë moment, por shpresojmë se ai mund të kthehet në formën e tij më të mirë”.
“Unë mendoj se për përballjen me Tottenhamin është e pamundur që të jetë aty”, deklaroi Sarri. /Telegrafi/