Maurizio Sarri do të dëshironte ribashkimin me mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante te Juventusi, por ka një konkurrencë nga Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.
Sipas mediumeve Daily Mail dhe Calciomercato.it, Chelsea është i hapur për të shitur Kante gjatë verës, pasi ai luftoi këtë sezon për të përsëritur formën e tij të mëparshme.
Ndërsa raportet në Angli dhe Francë tregojnë për Paris Saint-Germain dhe Real Madridin të përfshirë në një duel transferimi, tani mediat italiane thonë diçka tjetër.
Burimet e medieve italiane insistojnë se Juventusi është në garë gjithashtu dhe e pëlqen shumë yllin francez.
Kjo do të lejonte Kanten të ribashkohej me trajnerin Sarri, edhe pse shumë tifozë të Chelsea kritikuan trajnerin për ndryshimin e pozitës së mesfushorit në Stamford Bridge.
Juve mund të miratojë gjithashtu një marrëveshje shkëmbimi që përfshin njërin nga Miralem Pjanic, Daniele Rugani ose Alex Sandro. /Telegrafi/