Leroy Sane ishte futbollisti i vetëm që e ka dribluar në këtë sezon mbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijk.
Van Dijk ka pasur një super-sezon në aspektin individual, por edhe atë ekipor pasi ka përfunduar si nën-kampion në Ligën Premier dhe ka fituar Ligën e Kampionëve.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që qendërmbrojtësi holandez të llogaritet si njëri nga kandidatët kryesorë për të fituar çmimin e madh individual Topin e Artë.
Mbrojtësi i Liverpoolit është llogaritur si i mur i pakalueshëm këtë sezon, ndërsa shumë statistika e kanë qitur si lojtarin e vetëm të pa-dribluar këtë sezon.
Megjithatë, Van Dijk në 56 ndeshje të zhvilluara me Liverpoolin dhe Holandën në të gjitha garat është dribluar një herë.
Virgil van Dijk made 56 appearances in the Premier League, Champions League and Nations League combined in 2018-19.
Leroy Sané was the only player to dribble past him.
19-11-2018 | Germany 2-2 Netherlands | 42nd minute pic.twitter.com/Rma4IXayd1
— Squawka (@Squawka) June 9, 2019
Është sulmuesi gjerman i Manchester Cityt, Leroy Sane, i cili e ka dribluar atë në ndeshjen në mes Gjermanisë dhe Holandës më 19 nëntorit të vitit 2018.
Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 2-2 dhe driblimi i Sanes ndaj Van Dijkut ndodhi në minutën e 42-të. /Telegrafi/