Site icon Telegrafi

Samiti i ardhshëm i NATO-s, kryeministri polak do të propozojë një mision paqeruajtës në Ukrainë

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi sot se në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s, Polonia do të propozojë zyrtarisht që aleatët perëndimorë të dërgojnë një mision paqeruajtës të NATO-s në Ukrainë.

Si NATO, ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar më parë, sepse misionet paqeruajtëse, për të mos qenë shkak i përshkallëzimit të luftës, dërgohen me mandat të OKB-së edhe kur është arritur një marrëveshje ndërmjet palëve ndërluftuese, ose të paktën një armëpushim.

“Ne po e diskutojmë këtë propozim kudo që të jetë e nevojshme. Do ta paraqesim zyrtarisht propozimin në samitin e ardhshëm të NATO-s, por ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak e bëri propozimin më herët në një takim me ministrat e mbrojtjes të NATO-s”, tha Morawiecki në një konferencë shtypi sot në Varshavë, raporton reuters.

Propozimi që NATO, ose ndoshta një koalicion më i gjerë ndërkombëtar, të dërgojë një mision paqeruajtës, por të armatosur, u bë gjatë vizitës së tre kryeministrave, Sllovenisë, Polonisë dhe Republikës Çeke në Kiev të martën nga zëvendëskryeministri polak për siguri Jaroslav Kaczynski.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi se do të dal kundër propozimit të Kaczynskit që Shtetet e Bashkuara të përpiqen të shmangin të gjitha hapat që do të zgjasin ose zgjeronin luftën në Ukrainë dhe kjo sigurisht do të ishte prania e ushtarëve amerikanë me mision në atë vend.

Lexo po ashtu Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë

“Ne mbështesim çdo proces paqeje, i bëjmë thirrje Putinit të tërheqë ushtrinë ruse nga Ukraina, por nuk planifikojmë të dërgojmë ushtarë të NATO-s në Ukrainë”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. /Telegrafi/

Exit mobile version