Sam Altman, i cili qëndron pas kompanisë lidere të Inteligjencës Artificiale, OpenAl, tha se përpjekjet e tij për të minimizuar ekzistencën e antisemitizmit amerikan ishin “krejtësisht gabim”.
“Për një kohë të gjatë kam thënë se antisemitizmi, veçanërisht në të majtën amerikane, nuk ishte aq i keq sa pretendonin njerëzit. Unë thjesht do të doja të deklaroja se e kisha gabim krejtësisht”, shkruan ai në platformën X.
for a long time i said that antisemitism, particularly on the american left, was not as bad as people claimed.
i'd like to just state that i was totally wrong.
i still don't understand it, really. or know what to do about it.
but it is so fucked.
— Sam Altman (@sama) December 8, 2023
Altman, i cili u emërua CEO i vitit nga revista TIME, nuk shpjegoi se çfarë kishte ndikuar që të ndryshonte komplet qëndrimin lidhur me antisemitizmin.
Ky qëndrim vjen pasi vëmendja është përqendruar në ligjëratat anti-hebreje në kampuset e kolegjeve dhe në demonstratat që kundërshtojnë luftën e Izraelit kundër Hamasit.
“Ende nuk e kuptoj, vërtet, ose nuk di se çfarë të bëjë në lidhje me të, por është kaq e ndyrë”, tha ai.
Ndryshe, Altman kohë më parë ka deklaruar se vjen nga një familje hebrenje. /Telegrafi/