Telegrafi

Salah shqetëson tifozët e Liverpoolit, lëshon fushën i lënduar në ndeshjen ndaj Chelseat

Mohamed Salah është detyruar të lëshoj fushën i lënduar në perballjen e Liverpoolit ndaj Chelseat në finalen e Kupës FA.

Tifozët e Liverpoolit janë në ankth, pasi lojtari i tyre më i mirë, Salah ka pësuar një dëmtim.

Salah është detyruar ta lëshoj fushën në pjesën e parë të ndeshjes finale të Kupës FA që Reds po e luajnë ndaj Chelseat në Wembley.

Ylli egjiptian është lënduar në minutën e 33-të dhe është detyruar ta zëvendësohet nga trajneri Jurgen Klopp.

Në vend të tij, Klopp ka inkuadruar portugezin Diogo Jota.

Shqetësimi i Liverpoolit është i madh, pasi kanë mbetur vetëm dy javë deri te ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit. /Telegrafi/