Telegrafi

Salah, Mane dhe Mahrez në garë për ‘Lojtarin më të mirë afrikan’

Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka zbuluar emrat e treshes së ngushtë që do të luftojnë për “Lojtarin më të mirë afrikan” për vitin 2019.

Viti që po e lëmë pas ka qenë shumë i frytshëm për futbollistët afrikanë, të cilët kanë fituar trofe të mëdhenj me klubet e tyre.

Kështu, CAF ka zbuluar tashmë listën e ngushtë me tre emrat që do të garojnë për lojtarin më të mirë afrikan të vitit.

Dy të parët janë dyshja e Liverpoolit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane, të cilët fituan Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube me Reds.

Në anën tjetër është edhe, Riyad Mahrez, i cili ka fituar titullin e Ligës Premier me Manchester Cityn dhe Kupën e Afrikës me Algjerinë.

Ceremonia e ndarjes se çmimit do të bëhet me datë 7 janar në qytetin Hurghada.

Vitin e kaluar, epiteti i më të mirit i takoi yllit të Liverpoolit, Salah, i cili mposhtë në garë Sadio Manen dhe Pierre-Emerick Aubameyang. /Telegrafi/