Site icon Telegrafi

Sadio Mane zbulon se dy ish-bashkëlojtarë i kërkuan të refuzonte transferimin te Al Nassr

Sadio Mane ka zbuluar se dy nga ish-shokët e tij të skuadrës i thanë atij të refuzonte një transferim në klubin e Superligës së Arabisë Saudite, Al Nassr.

Verën e kaluar, Mane përfundoi qëndrimin e tij me gjashtë trofe me Liverpoolin për t’u bashkuar me gjigantët gjermanë të Bundesligës, Bayern Munich.

Megjithatë, koha e senegalezit në Bavari ishte për t’u harruar pasi ai nuk arriti të tregonte futbollin e tij më të mirë.

Më herët gjatë muajit, u konfirmua se Mane ka bashkuar forcat me Cristiano Ronaldon duke nënshkruar për Al Nassr.

31-vjeçari tani ka zbuluar se ish-shokët e tij të skuadrës në Liverpoolit i kërkuan atij që të mos pranonte ofertën e klubit Al Nassr.

“Mendoj se para së gjithash kam folur me Firminon. Mendoj se ai donte që unë të shkoja në klubin e gabuar – po bëj shaka! Gjithmonë telefononte dy-tri herë për të më bindur që të shkoja në Al Ahli”, ka thënë fillimisht Mane për The National.

“Në të njëjtën kohë fola me Fabinhon sepse ai ishte mjaft i afërt me mua dhe ai gjithashtu donte që unë të shkoja në Al Ittihad, por në këtë kohë kur erdhi Al Nassr, unë zgjodha Al Nassr”.

“Sigurisht që Henderson është gjithashtu këtu, dhe ai më dërgoi një mesazh dy ditë më parë për të më uruar fat të mirë dhe jam i emocionuar që takoj të gjithë këta djem të mrekullueshëm dhe gjithashtu që i takoj ballë për ballë për herë të parë. Unë do të fitoj kundër jush djema!”, përfundoi senegalezi. /Telegrafi/

Exit mobile version