Telegrafi

Sacchi nuk mund ta kuptojë për çka Icardi i nevojitet Juves

(Foto: Getty Images/Guliver)

Arrigo Sacchi nuk mund ta kuptojë pse Maurizio Sarri ka nevojë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, që të transferohet te Juventusi.

Futbollisti argjentinas i ka refuzuar të gjitha ofertat dhe e do vetëm kalimin te Zonja e Vjetër këtë verë, ku dëshiron të luajë me Cristiano Ronaldon.

Lexo po ashtu Juventus

“Icardi është një specialist në rolin e tij, mirëpo do të vuajë në konceptin e përgjithshëm të futbollit”, ka thënë ish-trajneri i madh i Milanit për Sport Mediaset.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images/Guliver)

“Për më shumë, te Juve, ai do t’i plotësonte shumicën e hapësirave që në tërësi janë lënë të lira që Cristiano Ronaldo të depërtojë nëpër to”.

“Sarri është një trajner i shkëlqyer me aftësi të mrekullueshme për t’u mësuar lojtarëve gjëra të reja, por e pyes veten pse do të dëshironte të krijojë më shumë komplikime”, ka thënë Sacchi. /Telegrafi/