Site icon Telegrafi

Sacchi ia kujton Donnarummas atë që u ndodhi Kakas dhe Shevchenkos

Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi, është befasuar për të keq nga sjellja e Gianluigi Donnarummas kundrejt Rossonerëve.

Portieri 18-vjeçar që erdhi nga Akademia e të rinjve, u bë gardiani kryesor i Rossonerëve që nga mosha 17 vjeçare, mirëpo tash refuzon ta vazhdojë kontratën.

“E kam respektuar Donnarumman si një djalosh dhe si lojtar, por më ka befasuar mungesa e falënderimit ndaj Milanit”.

“Ky vendim më bën të dyshoj, jo vetëm për integritetin e tij personal, por edhe për atë se çfarë e pret në të ardhmen për karrierën e tij”.

“Dua t’ia kujtoj atij, ata që zgjodhën paratë para gjithçkaje tjetër, për shembull Kaka dhe Shevchenko, të cilët u larguan nga Milani për Real Madridin dhe Chelsean dhe më vonë u penduan për atë që bënë”, ka deklaruar Sacchi.

Reali dhe Juventusi janë ndër klubet që i kërkojnë shërbimet e Donnarummas. /Telegrafi/

Exit mobile version