Telegrafi

Sacchi: Dybala më i mirë për Milanin se Interin

Ish-trajneri legjenda i Milanit, Arrigo Sacchi, sugjeroi se Paulo Dybala do të ishte më i mirë për ish-skuadrën e tij sesa për Interin.

Sulmuesi argjentinas është lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin.

Ai pritej të bashkohej me Interin, por asnjë lëvizje nuk u materializua, duke çuar në raporte se ai mund të shkojë diku tjetër, me Milanin, Romën dhe madje edhe Monzën e sapo promovuar mes skuadrave të lidhura me të.

Lexo po ashtu Milani del si pretendentë befasues për transferimin e Dybalas

Sacchi i sugjeroi në të kaluarën kuqezinjve nënshkrimin e Dybalas – së bashku me trajnerin tani të Lazios, Maurizio Sarri dhe beson se bërja e lëvizjes tani mund të funksionojë mirë.

“E rekomandova vite më parë, tek ish-presidenti Silvio Berlusconi. I thashë që të merrte Sarrin dhe Dybalan si talente të reja: ata nuk bënë asgjë”, ka thënë fillimisht Sacchi për La Gazzetta dello Sport.

 

“Unë besoj se Dybala do ta gjente veten më mirë me Milanin sesa me Interin: kuqezinjtë tashmë janë mësuar të luajnë me një sulmues të deklaruar”.

“Por, argjentinasi do të duhej të vihej në dispozicion, të përfshihej në rikthimin e topit dhe të përdorte shpejtësinë e tij. Futbolli modern ka të bëjë me lëvizjen”, përfundoi trajneri legjendar italian.

Lexo po ashtu Nga Eriksen te Dybala, Strakosha dhe Marcelo - super formacioni me lojtarët e lirë nga dita e sotme

Kuqezinjtë iu nënshtruan një blerjeje në fillim të verës, por ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje të madhe në tregun e transferimeve, por kjo mund të ndryshojë pas rinovimit të kontratave të drejtorëve Paolo Maldini dhe Ricky Massara.

Ashtu si Dybala, Milani ka qenë i lidhur me lëvizje për Nicolo Zaniolo, Marco Asensio dhe Renato Sanches ndër të tjera.

Sulmuesi Divock Origi i është nënshtruar testeve mjekësore përpara transferimit të tij të lirë nga Liverpooli. /Telegrafi/