Site icon Telegrafi

Sa më pak miliona kushtojnë lojtarët shkaku i krizës nga coronavirusi: Ndikimi në rekordin e Messit dhe ‘zhdukja’ e Ronaldos

Coronavirusi nuk ka ndikuar vetëm në shëndetin e popullatës në botë, mirëpo ka shkaktuar edhe krizë ekonomike.

Derisa Bundesliga ka ristartuar, Serie A, La Liga dhe Liga Premier pritet që nga ky muaj të rikthehen për t’i përfunduar ndeshjet e mbetura, derisa Ligue 1 është anuluar në muajin e kaluar.

Kylian Mbappe vlerësohet si lojtari më i shtrenjtë në botë, derisa vlera e tij është tani 208 milionë dollar (16.6%), për dallim nga ajo që e kishte në shkurt 250 milionë.

Prapa francezit ka mbetur Neymari që aktualisht kushton 165 milionë dollar, duke i rënë vlera për 14.7% për dallim nga katër muajt.

Por, Cristiano Ronaldo që ishte në pozitën e 46-të sipas Transfermarkt, tani ka mësuar një rënie edhe më të madhe.

Në vendin e tretë pozicionohet Raheem Sterling i Manchester Cityt, që aktualisht kushton 149 milionë euro, e njëjta shumë vlen edhe për Lionel Messin.

Kylian Mbappé (Paris Saint-Germain): DOLLARË 208 milionë(-16.6%)

Neymar (Paris Saint-Germain): DOLLARË 165 milionë(-14.7%)

Raheem Sterling (Manchester City): DOLLARË 149 milionë(-10.5%)

Lionel Messi (Barcelona): DOLLARË 149 milionë(-23.2%)

Mohamed Salah (Liverpool): DOLLARË 145 milionë(-15.6%)

Jadon Sancho (Borussia Dortmund): DOLLARË 141 milionë(-8.5%)

Sadio Mané (Liverpool): DOLLARË 136 milionë(-12.9%)

Harry Kane (Tottenham): DOLLARË 130 milionë(-13.0%)

Kevin De Bruyne (Manchester City): DOLLARË 124 milionë(-14.0%)

Marcus Rashford (Manchester United): DOLLARË 113 milionë(-6.7%). /Telegrafi/

Exit mobile version