Nëse jeni ndër ata që dëshironi ta ruani peshën ose thjesht ta zvogëloni yndyrën në pjesën e poshtme të barkut, shkencëtarët thonë se është e dëshirueshme të flini rreth tetë orë çdo natë.
Një studim i ri i botuar në revistën Sleep Medicine hulumtoi lidhjen midis mungesës së gjumit dhe të ashtuquajturës yndyrë viscerale, e cila grumbullohet rreth organeve vitale dhe për këtë arsye lidhet me sëmundjet metabolike dhe rezistencën ndaj insulinës.
Qëllimi është të flini së paku shtatë orë në natë (edhe pse idealja do të ishte tetë orë) dhe hulumtimet kanë treguar se një orë më pak gjumë ditor mund ta rritë masën e indit dhjamor visceral me rreth 12 gramë.
Hulumtimi i fundit përfshin të dhëna nga më shumë se 5.100 të rritur të moshës 18 deri në 59 vjeç, të cilët iu përgjigjën Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes në SHBA. Të anketuarit zakonisht flinin rreth shtatë orë çdo natë dhe mosha mesatare ishte 37 vjeç .
Gjetjet vijnë pas paralajmërimeve të vazhdueshme për rreziqet e mungesës së gjumit, si rritja e rrezikut të infeksionit, plakja e trurit dhe madje edhe ndryshimet në sjellje.
Vetëm vitin e kaluar, ekspertët zbuluan se pothuajse gjysma e amerikanëve vuajnë nga mungesa e gjumit. Ndërkohë, vlerësohet se më shumë se gjysma e botës do të jetë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2035.
Shkaktuar nga stresi ose shprehitë e jetesës, kequshqyerja ose pasiviteti – sipas Healthline – yndyra e brendshme është veçanërisht kërcënuese për shëndetin e përgjithshëm, sepse mund të çojë në zhvillimin e diabetit tip 2, sëmundjeve të zemrës, goditjen në tru, kancerin e gjiri, sëmundje Alzheimer dhe më gjendje të tjera shëndetësore. /Telegrafi/