Telegrafi

Rutte i Holandës premton raketa Patriot për Ukrainën ndërsa lufta hyn në “fazën vendimtare”

Holanda ‘synon’ të dërgojë raketa Patriot në Ukrainë së bashku me SHBA-në dhe Gjermaninë.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Mark Rutte pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Uashington, përcjell Telegrafi.

Rutte tha se armët ishin ‘të rëndësishme për këtë fazë të luftës’, por nuk ka treguar se sa raketa mund të dërgoheshin ose sa shpejt.

“Nëse Rusia është e suksesshme në Ukrainë, kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në sigurinë tonë, kështu që ne nuk mund ta lejojmë të ndodhë”, citohet të ketë thënë Rutte.

Holanda ka katër sisteme raketore Patriot me një rreze veprimi prej 60 km, të cilat mund të rrëzojnë aeroplanët që fluturojnë deri në 20,000 metra mbi tokë.

Gjithashtu Rutte nuk ka bërë të ditur nëse Biden kishte rënë dakord për ndonjë lloj shpagimi për kontributin holandez në Ukrainë.

“Këto lloj bisedash nuk kanë për qëllim të finalizojnë marrëveshjet, por të sigurohen që ekipet të vazhdojnë të punojnë së bashku. Ndjenja nga të dyja palët është se ne mund të bëjmë përparim të mëtejshëm pas kësaj bisede”. /Telegrafi/