Është dita e dytë e agresionit rus në Ukrainë dhe Rusia nuk po kursen asgjë për të sulm.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar për vdekjen e disa mjekëve si pasojë e sulmeve të ushtrisë së Rusisë ndërsa sot kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve.
Kështu së paku ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili ka dal në vendngjarje dhe me prokurorët po mbledhin fakte.
“Sulmet e sotme ruse në një kopsht fëmijësh dhe një jetimore janë krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës. Së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme po mbledhim këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, ka shkruar Kuleba në Twitter, por që nuk ka dhënë detaje nëse ka viktima.
Kujtojmë se edhe ditë më parë forcat ruse kishin bombarduar një kopsht të fëmijëve duke shkaktuar vrasjen e tre anëtarëve të personelit.
Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se deri më tani janë vrarë 137 persona duke përfshirë ushtarë dhe civilë. /Telegrafi/
Today’s Russian attacks on a kindergarten and an orphanage are war crimes and violations of the Rome Statute. Together with the General Prosecutor’s Office we are collecting this and other facts, which we will immediately send to the Hague. Responsibility is inevitable.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 25, 2022