Site icon Telegrafi

Rusia po dërgon luftëtarë nga Serbia dhe Siria – për të ‘plotësuar’ ushtarët e humbur në Ukrainë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se Rusia po dërgon luftëtarë nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku – për të “plotësuar” trupat e saj në Ukrainë.

Një gjë e tillë është thënë në një deklaratë përmes së cilës janë dhënë informacionet operative deri në ora 12.00 të datës 13.03.2022 në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Gazetari amerikan vritet nga forcat ruse në Ukrainë – plagoset kolegu i tij

Sipas njoftimit në fjalë, Rusia po vazhdon operacionin agresiv kundër Ukrainës në disa drejtime.

“Pushtuesit po kryejnë masa për rivendosjen e luftimeve dhe rigrupimin e trupave, si dhe përgatitjen për vazhdimin e aksioneve sulmuese”, thuhet në fillim të njoftimit.

Lexo po ashtu Çfarë dimë për përdorimin e dronëve Bayraktar nga Ukraina?

“Kriminelët ushtarakë rusë kryejnë bombardime me raketa dhe goditje artilerie në infrastrukturat civile ukrainase”.

Lexo po ashtu Kievi zyrtar zbulon planin djallëzor të Putinit - do të tentojë të nxisë një konflikt Ukrainë-Bjellorusi

Ndërsa siç thuhet më tej, me qëllim të “plotësimit” urgjent të humbjeve të trupave pushtuese të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, sipas informacioneve të disponueshme, janë të përfshirë një numër i madh i militantëve nga vende të tjera (Siria, Serbia). /Telegrafi/

Exit mobile version