Sipas ministrisë Britanike të mbrojtjes, Rusia ka humbur 30% të forcave pushtuese që nga fillimi i agresionit në Ukrainë.
Ministria britanike e Mbrojtjes, thotë se ka gjasa që Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcave tokësore që u dislokuan në muajin shkurt, kur edhe filloi agresioni në Ukrainë.
“Rifillimi i ofensivës nga ana e Moskës në Ukrainën Lindore – në të cilën ofensivë ishte fokusi nga ana e shtetit rus – gjithashtu ka filluar të ketë humbje të mëdha dhe si duket ka mbetur edhe prapa në kohë”, thotë ministria Britanike e mbrojtjes në një cicërim në rrjetin social Twitter, përcjell Telegrafi.
“Pavarësisht disa avancimeve jo të mëdha, muajin e fundit Rusia nuk ka arritur që të marrë nën kontroll ndonjë territor, ndërsa në anën tjetër ka pësuar humbje. Ka gjasa që Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcave të saj pushtuese që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt të këtij viti. Nuk ka gjasa të mëdha që rusët të avancojnë gjatë muajit të ardhshëm, e humbjet e mëdha mund të përfshijnë edhe ushtarët e plagosur dhe ata të kapur nga forcat ukrainase”, shton tutje Ministria në deklaratë. /Telegrafi/